Aktualitet

Shuhet zjarri në Maminas, shefi i zjarrëfikësve: Bëhet fjalë për shkëndijë elektrike, kemi njoftuar dhe forca të tjera

28 Maj 2021, 12:14 Nga DOSJA
Shuhet zjarri në Maminas, shefi i zjarrëfikësve: Bëhet

MAMINAS– Zjarri që nisi paraditen e sotme në fabrikën e tullave në Maminas është shuar pas disa orësh. Specialistët ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Shefi i zjarrëfikësve në Durrës, Adriatik Veliaj, tha se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

“Nuk mund të gjykojmë për momentin për shkakun. Por falë forcave zjarrfikëse dhe punës së policisë është evituar dëmi në njerëz. Gjykoj se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Me të marrë njoftim për zjarrin dhe duke menduar përmasat, kemi ardhur në mbështetje të zjarrfikësve të Shijakut. Kemi njoftuar dhe forca të tjera. Zjarri është fikur totalisht”, tha ai në një lidhje ‘live’ në News24.

Zjarr në Maminas, përfshihet nga flakët fabrika e tullave/ Pamjet si shtullungat e tymit mbulojnë zonën, 1 person i lënduar (EMRI)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne fabriken e tullave zjarr ne maminas zjarr ne fabriken e tullave zjarr ne maminas

Sondazh

Poll