Aktualitet

Ulin kokën dhe heshtin/ Gazetari FILMON momentin kur policët i marrin ushqimet shitësve të rrugës, i pyet: A ka zgjidhje fi

28 Maj 2021, 11:21 Nga DOSJA
Ulin kokën dhe heshtin/ Gazetari FILMON momentin kur policët i marrin

TIRANË– Gazetari Edvin Parruca ka hasur në rrugë, një moment kur policia ndodhet pranë shitësit në rrugë, të cilëve iu kërkon që të largohen nga aty. Gazetari i pyet policiët se cila është zgjidhja finale, e se nëse do të vijojë çdo ditë kjo skenë.

Ai thotë se ka qenë vetë dëshmitar i skenave të tilla në dhjetra raste, mirëpo policët shihen se nuk kanë një përgjigje apo zgjidhje afatgjatë të këtij problemi.

“Si jeni, kam një pyetje, në 30 vite shoh këtu përditë e njëjta histori, policia vjen fshatarët vijnë, ju i hiqni ata vijnë, a ka një zgjidhje finale, a mund të vijojë kjo përditë përditë? (heshtje) Nuk ka zgjidhje finale”, shprehet gazetari në video.

POSTIMI:

Pa të keq e kisha, po është një shpenzim aq i madh energjie, që vazhdon aq gjatë në kohë, që krijon vetëm ndjesi negative, nuk i jap dot kuptim.P.S. Çdo konotacion negativ që mund t’i japësh terminologjisë së përdorur nga unë, është problemi yt

Dy efektivët nuk zgjedhin të përgjigjen dhe largohen pas pak minutash.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin pacurra edvin pacurra

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 09:03

TIRANË– Zbardhen përgjimet ambientale, ku Sokol Sanxhaktari së bashku me mikun e tij,  Adriano Hajdari planifikonin sesi të fshihnin vrasjen e mikut të tyr...