Bota

Zgjohet plotësisht! Eitan ka nisur dhe flet me hallën, mjekët e kanë ende me kujdes: Do e nxjerrin nga reaminacioni, por…

27 Maj 2021, 16:30 Nga DOSJA
Zgjohet plotësisht! Eitan ka nisur dhe flet me hallën, mjekët e

ITALI– Lajme të mirë nga i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së teleferikut në Itali. 5-vjeçari, Eitan është zgjuar dhe madje ka nisur që të flasë më hallën e tij. Ansa.it, shkruan se i mituri ka komunikuar me hallën e tij, Aya dhe ka vetëdije të plotë për gjithë çfarë ka ndodhur. 

Mjekët kanë bërë me dije se i mituri ndodhet ende në kujdesin intensiv dhe se do të dalë nga reaminacioni. 

“Fëmija tani është zgjuar dhe i vetëdijshëm në njësinë e kujdesit intensiv. Nga pikëpamja klinike, për shkak të traumës torakale dhe abdominale, ai do të dalë nga reaminacioni gjatë ditëve të ardhshme,”-shkruajnë mediat e huaja. 

Rezonanca magnetike që iu bë dje të miturit nuk tregoi se kishte pësuar dëmtime në tru, megjithatë prognoza e plotë e tij mbetet e rezervuar. Gjatë tragjedisë me teleferikun, Eitani humbi: babanë Amit Biran, 30 vjeç; nënën Tal Peleg, 27 vjeç; vëllanë e vogël Tom, 2 vjeç dhe stërgjyshin 82-vjeçar. Në ndodhinë e të dielës së kaluar, humbën jetën 14 persona, ndërsa i mituri shpëtoi falë përqafimit të fundit të të atit. 

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2021, 15:46

EUROPA-Kompanitë Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë kanë bashkuar fuqitë në krijimin e një vaksine tjetër kundër Covid-19. Mediat e huaja raportoj...