Bota

Ribashkimi i serialit ‘‘Friends’ nxjerr zbuluar personazhet Ross Geller dhe Rachel Green, puthja e tyre e parë ishte

27 Maj 2021, 16:32 Nga DOSJA
Ribashkimi i serialit ‘‘Friends’ nxjerr zbuluar personazhet

SHBA-Disa të vërteta të pakonfirmuara prej kohësh u zbuluan në episodin e përvjetorit të serialit ‘Friends’. Mediat e huaja raportojnë se në ribashkimin e veçantë aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se vitet e para të xhirimeve ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. 

“Friends The Reunion” solli biseda të çiltra midis gjashtë anëtarëve kryesorë të serialit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer  me një intervistë  të drejtuar nga James Corden.

Rreth 80 minuta pas ribashkimit, James Corden pyeti nëse ndonjë prej tyrekishte krijuar një romancë jashtë ekranit.  Personazhet e serialit, Ross Geller dhe Rachel Green treguan se puthja e tyre e parë në serial në fakt ishte e vërtetë.

“Më kujtohet që i thashë Davidit një herë se do të ishte shumë keq që puthja e parë e jona të jetë në televizionin kombëtar. Dhe vërtet! “Puthja jonë e parë ishte në atë kafene”,- thotë Aniston në episodin e përvjetorit. “Ne e kanalizuam të gjithë dashurinë dhe afeksionin që kishim për njëri-tjetrin në Ross dhe Rachel,” -shtoi ai .

David Schwimmer dhe Jennifer Aniston thanë se tërheqja e ndërsjellë zgjati për dy vitet e para të serialit, por ata kurrë nuk u bënë një çift jashtë skenës.

“Ne të dy ishim shumë të tërhequr nga njëri-tjetri, megjithatë për shkak se njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie, ne kurrë nuk e kaluam kufirin. Ne e respektuam atë ”. Siç e përshkroi ai, “për rreth dy vitet e para, kur kishim pushime provash, kishte raste kur uleshim në shtrat duke u përqafuar. Si nuk mund ta kuptonit të gjithë ?” –pyeti bashkë-yjet e tij, Matt LeBlanc , Matthew Perry, Courtney Cox dhe Lisa Kundrow.

“Ne e kuptuam, qartë”,- u përgjigj Cox.

Skena e puthjes  në kafenenë Central Perk në episodin ” The One Where Ross Finds ”  konsiderohet si një nga momentet më të mira të serialit, i cili përfundoi në 2004, me dy personazhet që u ribashkuan përfundimisht.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota courteney cox david schwimmer james corden jennifer aniston seriali friends courteney cox david schwimmer james corden jennifer aniston seriali friends

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2021, 15:46

EUROPA-Kompanitë Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë kanë bashkuar fuqitë në krijimin e një vaksine tjetër kundër Covid-19. Mediat e huaja raportoj...