Bota

‘Ky është 11 shtatori ynë’/ Kryebashkiakja italiane jep mesazhin se si tragjedia e teleferikut ka shkatëruar qytetin

27 Maj 2021, 18:09 Nga DOSJA
‘Ky është 11 shtatori ynë’/ Kryebashkiakja italiane

ITALI- Një kryebashkiake italiane e ka përshkruar tragjedinë e teleferikut që vrau 14 njerëz të dielën si ’11 Shtatori’ i qytetit të saj. Dailymail raporton se kryebashkiakja Marcella Severino po fliste teksa prifti shpërndante mesazhin e Papa Françesku-t në përkujtim të viktimave.

Ky është 11 shtatori ynë,’– tha kryebashkiakja Marcella Severino mbrëmë ndërsa mesazhi nga Papa u transmetua nga prifti lokal gjatë një përkujtimi për viktimat dhe të mbijetuarin e vetëm, pesë vjeçarin Eitan Biran nga Izraeli.

“Ati i Shenjtë mendon me emocione për kaq shumë jetë të thyera tragjikisht … dhe u dërgon lutjet e tij viktimave dhe për Eitanin e vogël”, -i tha At Gianluca Villa kongregacionit që përfshinte zjarrfikës, infermierë dhe karabinierë të cilët nxituan në malin Mottarone Alpet pasi ra teleferiku.

Ndërkohë, Kryetari i bashkisë vizitoi Eitan në spital të mërkurën, ku tezja e tij, e cila punon si mjek në Itali, po përgatitet t’i tregojë atij se prindërit e tij, stërgjyshërit dhe vëllai i tij dy vjeç u vranë të gjithë në përplasjen. Eitan hapi sytë për herë të parë të mërkurën, thanë mjekët, por gjendja e tij mbetet ‘delikate’ pasi ai pësoi dëmtime në kafkë, gjoks dhe bark, si dhe fraktura të ndryshme të këmbës.

Trupat e nënës së tij, Talit, babait, Amit, vëllait të vogël Tom dhe stërgjyshërve të tij u rreshtuan në aeroportin e Milan Malpensa dje në mbrëmje përpara riatdhesimit të tyre në Izrael.

Policia italiane ka arrestuar tre menaxherë nga operatori i teleferikut të cilët akuzohen për çaktivizimin e qëllimshëm të frenimit. Tre të dyshuarit u emëruan si Luigi Nerini kreu i Ferrovie del Mottarone  dhe dy menaxherë të tjerë, Gabriele Tadini dhe Enrico Perocchio.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota enrico perocchio. gabriele tadini luigi nerini marcella severino papa françesku enrico perocchio. gabriele tadini luigi nerini marcella severino papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 27 Maj 2021, 15:46

EUROPA-Kompanitë Sanofi i Francës dhe GlaxoSmithKline i Britanisë kanë bashkuar fuqitë në krijimin e një vaksine tjetër kundër Covid-19. Mediat e huaja raportoj...