Bota

Trazoi qeverinë turke, lëshohet urdhër arresti për Sedat Peker

27 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
Trazoi qeverinë turke, lëshohet urdhër arresti për Sedat

TURQI- Gjykata e Tuqrisë ka lëshuar një urdhër arresti për kriminelin që ka trazuar qeverinë turke, Sedat Peker. Anadolu Agency shkruan se kërkesën për urdhërin e arrestit e ka dhënë Prokuroria e Përgjithshme e Turqisë. Në njoftimin e saj bëhet e ditur se urdhër-arresti është lëshuar pas hetimeve që janë bërë për veprat penale që ai akuzohet. 

“Për arsye se i dyshuari Reis Sedat Peker është i arratisur jashtë vendit, me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane është lëshuar urdhër-arrest për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Por kush është Sedat Peker?

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar, në Maqedoni ai akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara. Ai është emri i dytë që përmendet për lidhje dhe fshehje në Shqipëri. I pari është Faruk Ozer, i njohur si bosi i kriptomonedhave, i akuzuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota leshohet urdher arresti pwer sedat peker sedat peker leshohet urdher arresti pwer sedat peker sedat peker

Sondazh

Poll