Politike

Hapja e negociatave me BE/ Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth vizitë dyditore në Shqipëri, nesër takon Ramën

26 Maj 2021, 19:38 Nga DOSJA
Hapja e negociatave me BE/ Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth

TIRANË– Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë, për të zhvilluar një vizitë dy-ditore në Tiranë. Mësohet se gjatë vizitës së tij në vendin tonë do diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri,”- shkroi në Twitter ministri gjerman. 

I pari me të cilin Roth do të takohet nesër është kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar më pas një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30.

Roth vjen në Shqipëri pasi një vizitë që zhvilloi në Maqedoninë e Veriut, vend që ecën paralelisht me ne drejt BE-së. Para se të mbërrinte në Shkup, ministri tha se kjo ishte koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike michael roth michael roth ne shqiperi michael roth michael roth ne shqiperi

Sondazh

Poll