Politike

KAS i refuzoi provat, përfaqësuesi i PD: Ndodhi masakra e dytë zgjedhore!

26 Maj 2021, 18:19 Nga DOSJA
KAS i refuzoi provat, përfaqësuesi i PD: Ndodhi masakra e dytë

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, tha gjatë mbledhjes së KAS se po ndodh masakra e dytë zgjedhore. Logu u shpreh se PD ka paraqitur prova mirëpo asnjë nuk ngjalli interesin e anëtarëve të KAS.

‘Për PD ka qënë e qartë që masakra zgjedhore ka ndodhur kohë më para se qytetarët të shkonin në kutitë e votimit. Ne kemi paraqitur prova, që nuk ngjallën dot interesin tuaj. Për ne është e qartë se zgjedhjet në Durrës u karakterizuan nga një vjedhje votash nga një vendimarrje e paligjshme, për shpërndarje tenderash. Nga vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale. Përpara këtij komisioni kemi kërkuar dy herë që të merreshin 19 prova që sipas nesh do të zbardhnin zgjedhjet. Ne e dimë që aty nuk ka fletë votimit që thuhet është një votë e marrë në këmbim të një ndihme ekonomike, kërcënimit. Nuk mund të pretendonim se do të gjenim shkelje. Ne themi se kjo është pjesa e dytë e masakrës zgjedhore që ne e kemi paraqitur. Këtu janë numra të papërfillshëm, këto tabela vijnë si interpretime të shumëfishta të neneve. Ju keni refuzuar 38 herë të zbardhni masakrën të ndodhur në Durrës.’- tha Logu.

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk merr dot mandatin, del me minus 1 votë! Kaziaj: KAS me disa standarde!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 26 maj 2021 marash logu kas 26 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll