Aktualitet

Përleshje në parkingun e një lokali në Elbasan, përfundojnë në spital. Ndërhyjnë “Shqiponjat”

26 Maj 2021, 19:53 Nga DOSJA
Përleshje në parkingun e një lokali në Elbasan,

ELBASAN- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku si pasojë një person raportohet se ka përfunduar me fraktura në krah, ndërsa një tjetër është lënduar lehtë.

Për të ndarë sherrin është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, të cilët kanë shoqëruar dhe 2 persona të tjerë të përfshirë në sherr. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen, ndërkohë që gjithashtu nuk dihen as detaje lidhur me identitetin e tyre.

(k.m.dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan sherr ne elbasan elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll