Plagosje me armë zjarri në Vlorë/ I qëlluar në dy këmbët, Ergys Likaj shkon vetë në spital, futet në operacion. Polici
26 Maj 2021, 18:07Nga DOSJA
VLORË– Ergys Likaj ka shkuar mbrëmjen e sotme në Urgjencën e Vlorës, me plumba në të dy këmbët! Rreth orës 19:55, 39-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, duke u futur menjëherë në sallën e operimit. Deri më tani është bërë me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet shkaku i plagosjes së tij.
Fillimisht u raportua se ai ishte vetëplagosur, ndërsa më pas u raportua se ishte qëlluar brenda një lokali pasi një sherri të nisur për konflikte banale. Megjithatë Policia e Shtetit ka nisur hetimet dhe po pret për të marrë dëshminë e tij, për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Deri më tani, 39-vjeçari Likaj nuk raportohet se ka të shkuar të njohur për forcat blu të qytetit dhe as precedentë të mëparshëm penal. Po ashtu raportohet se Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona.
(k.m/a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ATHINË– Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që operonte në kryeqytetin e Greqisë, duke krijuar emër në vjedhje dhe trafik lëndësh narkotik...
TIRANË– Ish-banori i Big Brother, Ari Bakalli tha ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ se kur ka qënë i ri ka puthur dy vajza. Kjo solli dhe reagimin e ...
GREQI– Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke duke pranuar akuzën për vrasje të një bashkëatdhetari, 12 vite më parë. Sipas mediave gre...
TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Unazës.Nga zjarri që përfshiu makinën nuk ka dëme ...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur edhe do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me ligjshmërinë e zgjedhje...
TIRANË– Asnjë humbje jete nuk është shënuar sot në bilancin e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shën...