Aktualitet

Tha se gjysma e Tiranës kishte imunitet! Skënder Brataj ia rrëzon studimin Sulçebesë: Duhet të kemi kujdes, tani jemi diku

26 Maj 2021, 19:21 Nga DOSJA
Tha se gjysma e Tiranës kishte imunitet! Skënder Brataj ia rrëzon

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj rrëzoi studimin e kolegut të tij, Genc Sulçebe, i cili disa muaj më parë pretendonte se më shumë se gjysma e Tiranës kishte kaluar pandeminë e koronavirusit. Në fjalën e tij në emisionin”Open”, Brataj kërkoi që të tregohej kujdes me shifrat, duke e cilësuar studimin si të paplotë.

PJESË NGA BISEDA: 

Skënder Brataj: Numrat dhe kampionët ishin shumë të vegjël. Ishte studim pjesor. Por ishte me kampionë të përqëndruar. Nuk na dhanë realitetin sepse ndryshe nuk do të kishim valën e shkurtit. Në spital vijnë forma shumë të rënda. Nuk ka tamponë, se njerëzit janë të lodhur. Njerëzit nuk pranojnë të vijnë në Tiranë. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm me të dhënat. Se ndoshta nuk e keni parasysh situatën.

Genc Sulçebe: Infeksioni është i pranishëm.

Skënder Brataj: Jam dakord. Duhet lexuar me kujdes se njerëzit…

Genc Sulçebe: Njerëzit duhet të mësohen që të lexojnë disa shifra.

Skënder Brataj: Je tek 47-50%. Po edhe Tirana, mendoj se ka shumë zona të thella, psh. Rrogozhina

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi skender brataj genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll