Aktualitet

Kryhen 12.621 vaksinime sot në vend, në total mbi 784 mijë të injektuar

26 Maj 2021, 19:42 Nga DOSJA
Kryhen 12.621 vaksinime sot në vend, në total mbi 784 mijë

TIRANË– Shqipëria shënon 784.986 të vaksinuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 12.621 vaksinime.

“Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës ShqipëriaBuzëqesh, teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik. Vaksinimi nuk ndalet drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda Qershorit,”- shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon, ndërkohë që sot ka nisur edhe injektimi i dozave tek punonjësit e trasportit publik. Ndërkohë që do të vijojë për të kapur 1 milionë të imunizuar deri në qershor. Por deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, megjithatë nga zyrtarë të qeverisë është bërë me dije se pritet që të mbërrijnë doza të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll