Politike

LSI s’mori mandatin në Durrës, KAS jep shifrat përfundimtare, juristi: Nuk dua ta zgjas më tej, s’u respektua Kodi Zgjed

26 Maj 2021, 17:59 Nga DOSJA
LSI s’mori mandatin në Durrës, KAS jep shifrat

TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KAS, Altin Kaziaj nuk ka pranuar rezultatin e dalë nga rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së sotme, ai është shprehur se anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve kanë përdorur standarde të ndryshme për vlerësimin e fletëvë të votimit. 

PJESË NGA SEANCA NË KAS:

Koli Bele, anëtar i KAS: Në përfundim rezulton se nga totali i votave, kemi një numër prej – 60 votash më pak. LSI ka -1 votë më pak, PD ka 38 vota minus. Ndërsa PS ka minus 26 vota.

Altin Kaziaj, LSI: Nuk kishte surpriza. Them që nga tabela që kemi dhe nga vlerësimi i votës nuk janë respektuar parimet e kodit zgjedhor dhe fryma e ligjvënësit. Vlerësimi i votës nuk ka qenë objektive. Nuk kemi ç’të vazhdojmë më tej për të sjellë në ligjshmëri rezulatin e rinumëruar dhe rivlerësuar po gabimisht. Nuk dua ta zgjas më tej. Kërkojmë mosmiratimin e rezultateve sipas mosvlerësimit objektiv të votës që keni bërë. Po ashtu mbështesim kërkesën e PD-AN, për pavlefshmëri në qarkun e Durrësit.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk merr dot mandatin, del me minus 1 votë! Kaziaj: KAS me disa standarde!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj kas 26 maj 2021 koli bele altin kaziaj kas 26 maj 2021 koli bele

Sondazh

Poll