Politike

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Yuri Kim: I bashkohemi aktivistëve! Prioritet drejtësia dhe shërimi i plotë

26 Maj 2021, 16:44 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Yuri Kim: I

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim iu është bashkuar nismës së aktivistëve, duke dënuar aktin e rëndë që 5 autorët kanë kryer ndaj 15-vjeçares në Mirditë duke e përdhunuar për muaj me radhë. Me anë të një postimi të bërë në ‘Tëitter’, Kim shkruan se përdhunimi është vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Ambasadorja thekson se tashmë prioritet është shërimi i plotë i vajzës si dhe të vihet drejtësia.

POSTIMI:

Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioriteti tani: 1) shërbime sociale dhe shëndetësore për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. Fundi i dhunës ndaj grave. JO do te thote JO #tinukjevetem

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup. Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë para disa ditësh në masën e sigurisë arrest me burg.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe yuri kim perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe yuri kim

Sondazh

Poll