Bota

I vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferikun në Itali, ndodh mrekullia! Zgjohet 5-vjeçari, mjekët: Na hapi sytë, për nj

26 Maj 2021, 16:50 Nga DOSJA
I vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferikun në Itali, ndodh mrekullia!

ITALI- Eitan, djali 5-vjeçar, i vetmi që i mbijetoi tragjedisë së Mottarones ka hapur sytë ditën e sotme, duke dalë nga koma. Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Torinos ka bërë me dije detaje për mediat vendase.

“Për një moment… Eitan i vogël kishte vetëdije. Kjo është një fazë shumë delikate. Nata na konfirmoi stabilitetin klinik të fëmijës pavarësisht nga kushtet kritike. Fakti që ne ishim në gjendje ta zgjonim është një hap pozitiv,”-tha ai. Pranë tij, përveç anesteziologëve dhe psikologëve të spitalit është halla e tij Aya,

Rezonanca magnetike që iu bë dje të miturit nuk tregoi se kishte pësuar dëmtime në tru, megjithatë prognoza e plotë e tij mbetet e rezervuar. Gjatë tragjedisë me teleferikun, Eitani humbi: babanë Amit Biran, 30 vjeç; nënën Tal Peleg, 27 vjeç; vëllanë e vogël Tom, 2 vjeç dhe stërgjyshin 82-vjeçar. Në ndodhinë e të dielës së kaluar, humbën jetën 14 persona, ndërsa i mituri shpëtoi falë përqafimit të fundit të të atit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll