Bota

Humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut në Itali/ Trupat e pajetë të familjes dërgohen në Izrael, shpëton vetëm djali 5

26 Maj 2021, 16:41 Nga DOSJA
Humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut në Itali/ Trupat e

ITALI– Trupat e pajetë të familjes nga Izraeli, të cilët humbën jetën në tragjedinë e teleferikut në Itali, do të rikthehen në vendlindje. Trupat e Amit, nënës Tal, djalit të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërit Barbara dhe Itshak do të riatdhesohen në Izrael.

Eitani, djali 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë në Mottarone të Italisë ka hapur sytë.

“Fëmija është duke u zgjuar ndërsa i kemi hequr edhe intubimin,” tha drejtori i spitalit ku ai është duke marrë kujdes shëndetësor. “Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë. Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm.”-shtoi më tej mjeku.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të dielës në Itali, ku humbën jetën 14 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e vërtetë që shkaktoi tragjedinë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll