Bota

Anthony Fauci pranon financimin e SHBA-së në laboratorin e Wuhanit: U frikësuam nga epidemia e 2003, donim të studionim 

26 Maj 2021, 15:39 Nga DOSJA
Anthony Fauci pranon financimin e SHBA-së në laboratorin e Wuhanit: U

SHBA– Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci ka mbrojtur financimin e Shteteve të Bashkuara të laboratorit Wuhan. Dailymail shkruan se laboratori është në qendër të spekulimeve si një burim i mundshëm i virusit COVID-19.

Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u paraqit të martën përpara një komiteti të buxhetit të Kongresit dhe pranoi investimin prej 600 mijë dollarësh.

Instituti i Virologjisë Wuhan është financuar prej 5-vitesh me qëllimin të studionte lakuriqët e natës, të bënte mbikëqyrje dhe të përcaktonte nëse këto viruse ishin të aftë të infektonin njerëzit. Sipas Faucit, interesi i amerikanëve për këtë temë filloi kur epidemia e SARS shpërtheu gati dy dekada më parë.

“Ne ishim shumë të frikësuar me SARS-CoV-1 që shpërtheu në vitet 2002-2003 dhe shkaktoi një epidemi. Do të ishte injorim i detyrave tona nëse nuk do ta studionim dhe mënyra e vetme për të studiuar ishte që të shkonim në vendin e origjinës.”

Të Dielën, një raport i Wall Street Journal – duke cituar një raport nga Shërbimi Informativ i SHBA – raportoi se tre studiues nga Instituti i Virologjisë Wuhan kërkuan ndihmë mjekësore në një spital në nëntor 2019, me simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga koronavirusiri, muaj përpara se autoritetet kineze të zbulonin shpërthimin e epidemisë. Mirëpo deri më tani Pekini ka mohuar informacionin e gazetës amerikane.

Kina informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 31 dhjetor 2019 që rastet e një sëmundjeje që i ngjan pneumonisë u identifikuan në Wuhan. Deri më sot, Pekini hedh poshtë kategorikisht teorinë se virusi u krijua në laborator.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony fauci covid-19 shba anthony fauci covid-19 shba

Sondazh

Poll