Aktualitet

Aksident në “Misto Mame”, makina del nga rruga dhe përplas dy këmbësorë

26 Maj 2021, 16:07 Nga DOSJA
Aksident në “Misto Mame”, makina del nga rruga dhe përplas

TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish Misto Mames. Një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë jashtë rrugës duke përplasur dy këmbësorë.

Dy kalimtarët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka asidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll