Aktualitet

Arritën marrëveshje me Ramën, pas disa muajsh ANKOHEN naftëtarët e Ballshit: Nuk na paguajnë sigurimet shoqërore, nuk pë

26 Maj 2021, 14:20 Nga DOSJA
Arritën marrëveshje me Ramën, pas disa muajsh ANKOHEN

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë dalë me pretendimin se iu është shkelur marrëveshja që kanë bërë 6 muaj më parë me qeverinë. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se deri më tani pagat janë marrë rregullisht mirëpo nuk janë paguar ende sigurimet shoqërore. Në këtë mënyrë, Dautaj shton se nuk përfitojnë dot as ilacet që merren me skemën e mbrojtjes së shëndetit.

‘Nga ai moment dhe deri sot pagat janë marrë rregullisht, por nuk kanë paguar ende sigurimet shoqërore. Në momentin që flasim dihet që naftëtarët janë me sëmundje bashkëshoqëruese gjatë veprimtarisë së tyre në rafineri dhe normalisht kërkojnë një trajtim më të specializuar shëndetësor. Duke mos pasur sigurimet të hedhura, nuk përfitojmë dot as ilaçet që merren apo skemën e mbrojtjes së shëndetit,” tha Dautaj.

Sipas Dautajt, ende nuk janë vënë në punë procedurat për vënien në punë të uzinës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka kaluar ka pasur interes nga disa investitorë, por asgjë serioze. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje ose një pronar që të vijë në rafineri dhe minimumi të ulet me palët që janë të interesuar në këtë proces,” tha Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit protestuan për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës. Pas takimit me Ramën, muaj më parë, kryeministri bëri të ditur se atyre u është propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për gjithë këta punëtorë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama naftetaret e ballshit ne proteste uzina e ballshit edi rama naftetaret e ballshit ne proteste uzina e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 12:22

VLORË– Shqipëria nuk njihet për plazhe nudiste mirëpo turistët vijnë dhe zhvishen lirshëm.Një qytetar nga Vlora i ka fotografuar dy turistët dhe foton e ka...