Aktualitet

Blindohet lagjia ku u ekzekutua Everest Çaka, Policia kontrollon çdo “vrimë”, shoqërohen 2 persona

26 Maj 2021, 14:17 Nga DOSJA
Blindohet lagjia ku u ekzekutua Everest Çaka, Policia kontrollon

ELBASAN– Dy persona janë shoqëruar pasi dyshohet se janë të implikuar në vrasjen e Everest Çakës, disa javë më parë në Elbasan. Pasditen e sotme, lagjia “Skënderbej” u blindua nga forca të shumta policie, të cilët kontrolluan në çdo cep zonën ku u vra 41-vjeçari për të shoqëruar në Komisiariat persona që dyshohet se kanë lidhjen me vrasjen.

Deri më tani, përmes burimeve nga terreni, është mësuar se janë shoqëruar dy persona por nuk dihet se cili dyshohet të ketë qenë roli i tyre në ekzekutimin e 41-vjeçarit. Po ashtu nuk dihet as identiteti i tyre.


Everest Çaka u ekzekutua mbrëmjen e 11 majit në makinë, në sy të gruas, e cila mbeti i plagosur në dorë. Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Spanja. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut, por nuk përjashtohet pista e hakmarrjes. Kjo pasi Çaka ka qenë i dyshuar për vrasjen e disa personave, vetëm disa kohë pasi i ekzekutuan të vëllanë në Barcelonë.

Megjithatë pista që po i mëshohet më shumë është lidhja me Arjan Spahiun, i cili është kunati i Erion Alibej. Ky i fundit është prangosur si organizatori i disa vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan everest caka vritet everest caka elbasan everest caka vritet everest caka

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 12:22

VLORË– Shqipëria nuk njihet për plazhe nudiste mirëpo turistët vijnë dhe zhvishen lirshëm.Një qytetar nga Vlora i ka fotografuar dy turistët dhe foton e ka...