Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ Gjykata Kushtetuese cakton datën, më 23 qershor “çështja e nxehtë” shqyrtohet nga togat e zeza

26 Maj 2021, 15:35 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Gjykata Kushtetuese cakton datën, më 23 qershor

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën kur edhe do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Data është vendosur më 23 qershor, ku togat e zeza të institucionit më të lartë të drejtësisë në vend do të japin vendimin. Nga togat e zeza kërkohet shpallja e pavlefshmërisë në zgjedhjet lokale dhe verifikimi i Bindjes Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj si subjekt politik në gjykatë.

VENDIMI I PLOTË:

Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike. Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”. Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00.

Zgjedhjet e 30 qershorit, u bojkotuan nga ana e opozitës së bashkuar, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë, e sfiduar nga vetëm disa kandidatë të Bindjes Demokratike të Astir Patozit. Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Kjo forcë politike u regjistrua për të marrë zgjedhje në limit të kornizave ligjore duke vënë në dyshim ligjshmërinë, sipas pretendimeve të Ademit. 

Ademi nuk mori pjesë në garë, por zgjedhjet në Bashkinë e Shkodrës u fituan nga kandidati socialist Valdrin Pjetri, i cili u “dogj” më pas nga formulari i dekriminalizimit. Vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i konsideroi zgjedhjet të paligjshme duke lëshuar një tjetër mandat për zhvillimin e tyre, ndërsa zgjodhi datën 13 tetor për të rizhvilluar zgjedhjet, por asnjë parti nuk u anagazhua për të marrë pjesë në to.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 gjykata kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Sondazh

Poll