Politike

Shkarkimi i Metës/Komisioni Hetimor, diskutohet raporti, Hyseni dhe Bushka: Kemi të gjitha provat e nevojshme

26 Maj 2021, 12:40 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/Komisioni Hetimor, diskutohet raporti, Hyseni dhe Bushka:

TIRANË– Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë është mbledhur sërish sot më 26 Maj për të prezantuar raportin paraprak me anë të të cilit kërkohet shkarkimi i Metës. Fjalën i pari e mori Alket Hyseni, i cili tha se janë mbledhur të gjitha provat e nevojshme.


“Na janë vënë në dispozicion të gjitha provat. Do të bëjmë konstatimin e shkeljeve kushtetuese. Rezultatet e hetimit do të prezantohen në draft raport. Janë hetuar deklaratat dhe veorimet e Presidentit,”- tha Hyseni.

Më pas foli Klotilda Bushka, e cila shtoi se raporti do të jetë një përmbledhje ekzekutive të raportit.

“Me marrjen e procesverbalit të mbledhjes së djeshme, konsiderohet se ne disponojmë të gjithë materialin, për të vijuar me hartimin e një draft raporti. Gjykojmë që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Do të jetë voluminoz raporti, por do duhet edhe një panoramë e përmbledhur të atyre që do të ketë në raport. Renditja e fakteve duhet të jetë pjesë e raportit, është e rëndësishme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për t’i analizuar. Presidenti Meta prishi ekulibrin politik me deklarata e tij. Presidenti nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve. Meta akuzohet për përplasje dhe çekuilibrimin politik e mes insitucioneve në vend,”- tha Bushka.

Një ditë më parë u diskutua raporti për shkarkimin e Metës në Komision. Hyseni tha se për shkeljet mund të informhet edhe kryeprokurori Olsian Çela dhe që Meta të çohet për ndjekje penale. Ndërsa Bushka e Vasilika Hysi ‘skanuan’ të gjitha deklaratat e Kreut të Shtetit, kur ky ka përmendur sfurqet, ka kërcënuar dhe ka krahasuar deputetët me anëtarët ë klanit ‘Ndrangheta.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alket hyseni klotilda bushka shkarkimi i metes 2 alket hyseni klotilda bushka shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll