Politike

Rikuperon vetëm tre vota! Rinumërohen 40 nga 108 kuti në qarkun e Durrësit, LSI-ja, shumë larg mandatit

26 Maj 2021, 12:18 Nga DOSJA
Rikuperon vetëm tre vota! Rinumërohen 40 nga 108 kuti në qarkun e

TIRANË– Kanë kaluar më shumë se pesë orë që nga hapja e kutive dhe janë rinumëruar 40 nga 108 kuti votimi për në qarkun e Durrësit. Nga rinumërimi mësohet se LSI-ja ka rikuperuar vetëm tre vota dhe për të marrë mandatin që pretendon, i duhen edhe 103 të tjera.

Rinumërimi vijon dhe kanë mbetur edhe 68 kuti për tu hapur. Rinumërimi ka nisur që në orën 10:00, pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste Për Integrim, parti e cila pretendon të marrë një mandat në këtë qark.

Në total janë ngritur tetë grupe numërimi dhe mbetet për tu parë nëse LSI-ja do ta arrijë qëllimin e saj.  

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike durres kas 26 maj 2021 durres kas 26 maj 2021

Sondazh

Poll