Aktualitet

25 Maj 2021, 21:11 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhunimit të një qytetari nga ana e disa mjekëve. Sipas reagimit zyrtar, Ministria ka njoftuar se ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj. Po ashtu mësohet se pas publikimit të audio regjistrimit, në spitalin e Fierit kanë zbarkuar efektivët e policisë të cilët kanë nisur nga hetimet.

“MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit. Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj,”-shkruhet në reagimin zyrtar.

REAGIMI I PLOTË:

 

Mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” publikoi audion nga momenti kur Ardit Klima dhunohej dhe torturohej barbarisht nga disa mjekë të spitalit të Fierit. Megjithatë është prangosur me pretendimin se ka goditur bluzat e bardha. Shenjat në fytyrën e të dhunuarit, mjekët u justifikuan me pretendimin se Klima ishte përpjekur që t’i shkaktonte vetë. Gjithaçka nisi pasi Ardit Klima ndodhej në spitalin e Fierit pasi kishte të shtruar babain prej një ishemie. Të afërmit kanë treguar se i riu i ka kapur shumë herë në gabim mjekët dhe infermierët e këtij spitali dhe pas një debati është konfliktuar edhe fizikisht me ta. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit klima ministria e shendetesise ardit klima ministria e shendetesise

Sondazh

Poll