Aktualitet

Sot u kryen 11 mijë vaksinime, në total mbi 736 mijë të vaksinuar që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

25 Maj 2021, 20:49 Nga DOSJA
Sot u kryen 11 mijë vaksinime, në total mbi 736 mijë të

TIRANË– Në 24 orët e fundit janë kryer 11,230 vaksinime duke e çuar në total në 736,365 që nga fillimi i proçesit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Twitter i shoqëruar me hashtagun se vaksinimet nuk do të ndalen.

#VaksinimiNukNdalet ? #ShqipëriaBuzëqesh? pic.twitter.com/lUNRyCQJY9

— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) May 25, 2021

Vaksinimi po vazhdon në të gjithë vendin sipas kategorive të caktuara, ku qeveria ka vendosur një objektiv për të vaksinuar rreth 1 milion njerëz brenda muajit qershor.

Ndërkohë vijon mbërritja e vaksinave në vend ku para dy ditësh mbërritën 60 mijë doza të Sinovac dhe mbrëmjen e djeshme mbërritën 14 mijë doza të Pfizer ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe doza të vaksinës AstraZeneca.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu shqiperia buzeqesh vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu shqiperia buzeqesh vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll