Aktualitet

5 dhoma të mbushura me kanabis! E fshihin “fermën” poshtë një dyqani, lart ‘hashashi’ kishte kapur 4

25 Maj 2021, 19:47 Nga DOSJA
5 dhoma të mbushura me kanabis! E fshihin “fermën”

BRITANI E MADHE- 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar, janë arrestuar pasi Policia britanike iu zbuloi një fermë të madhe kanabisi të maskuar brenda një dyqani.

Pas informacioneve se në zonë kishte aktivitet të paligjshëm, efektivët vendosën që të hynin në banesë duke zbuluan disa dhoma ku kultivohej kanabisi.

Pesë dhoma të banesës ishin të mbushura me 180 bimë, të cilat kishin arritur gjatësinë e rreth 4 metrash.

Sipas mediave britanike, një nga të arrestuarit është shqiptar, 34 vjeç, por nuk bëjnë me dije identitetin e tij. Gjithë çfarë dihet është fakti se ai ishte liruar me kusht deri më 22 qershor, ndërsa shokët e tij ishin me origjinë nga Rumania. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll