Aktualitet

‘Më vodhi gjerdanin, kishte vlerë emocionale’/ Italiani i ngul gërshërët ish-gruas shqiptare, gjithë SKENA në

25 Maj 2021, 19:34 Nga DOSJA
‘Më vodhi gjerdanin, kishte vlerë emocionale’/ Italiani i

ITALI– Një 49-vjeçar është prangosur nga Policia e Barit pasi tentoi të vriste me gërshërë ish-bashkëshorten e tij, një shtetase shqiptare, 34 vjeç. Gjithçka nisi një me një telefonatë në Polici, ku u rapotua se në rrugë kishin pikasur një grua me prerje në trup.

Efektivët italianë mbërritën me urgjencë në zonë, ku edhe dërguan me urgjencë në Poliklinikë gruan e plagosur, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte izoluar në shtëpi. Pas prangosjes, ai pranoi se e kishte qëlluar ai ish-gruan, duke shpjeguar edhe arsyen.

Sipas tij, ajo i kisgte marrë një gjerdan floriri që për të kishte vlerë të madhe emocionale. Ajo që e bën ngjarjen më të rëndë, është edhe fakti se i pranishëm në skenën e dhunës ishte dhe djali i vogël i çiftit, i cili pasi u përpoq të mbronte nënën e tij, vrapoi në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Gruaja shqiptare ndodhet në spital me plagë të shumta në shpatullën e majtë, në parakrah dhe kofshën e djathtë, ndërsa i mituri përkohësisht i është besuar gjyshërve.

Marrë nga widenews.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiptarja ne itali plagoset shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll