Aktualitet

E planifikuar deri në DETAJ! Angjelin Sterkaj merr përsipër gjithçka: E vrava unë Armandon! Dalin emrat e bashkëpunëtorë

25 Maj 2021, 18:22 Nga DOSJA
E planifikuar deri në DETAJ! Angjelin Sterkaj merr përsipër

ISLANDË-Angjelo Sterkaj ka pohuar para Gjykatës se e ka vrarë i vetëm Armando Beqirajn, më 13 shkurt të këtij viti. Ndërkohë që po ashtu të akuzuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në këtë çështje.

E reja, Claudia Sofia Coelho Carvahlo, e dashura e Angjelinit e deklaroi veten të pafajshme, ndërsa po njëjtë vepruan edhe Murat Selivrada dhe shqiptari tjetër i përfshirë Shpëtim Qerimi.

Mirëpo ekziston një fotografi nga nata e vrasjes ku duket qartë se Murat Selivrada, i tregon me dorë Claudias, dy makinat në pronësi të shqiptarit. E dashura e Serkajt, u udhëzua t’i monitoronte lëvizjet e tij dhe më pas kur të ishin në lëvizje t’i dërgonte mesazh Shpëtim Qerimit përmes Messenger. Në mesazh ajo sqaronte se me cilën makinë kishte zgjedhur të lëvizte shënjestra. 

Çështja tani është shtyrë për 13 shtator, kur do të zhvillohet seanca e parë, ndërkohë që familja ka shprehur pretendimet e veta për vrasjen. Familja kërkon 70 milion korona islandeze si kompensim.

Gruaja e Armandos, Þóranna Helga Gunnarsdóttir, në aktakuzë kërkon para për veten, djalin e tyre të mitur dhe fëmijën e porsalindur. Po ashtu ajo kërkon edhe pesë milion dëmshpërblim për pagimin e shpenzimeve të varrimit. Ndërkohë që për të marrë “thelën” e tyre janë futur edhe prindërit e Beqirit, që kërkojnë pesë milion dëmshpërblim secili.

Marrë nga visir.is

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angjelin sterkaj claudia sofia coelho carvahlo murat selivrada shpëtim qerimi vritet armando beqiri angjelin sterkaj claudia sofia coelho carvahlo murat selivrada shpëtim qerimi vritet armando beqiri

Sondazh

Poll