Aktualitet

‘Zogjtë vdekjeprurës’/ Media greke ‘kërcasin dhëmbët’: Turqia mund të furnizojë Shqipërinë me d

25 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
‘Zogjtë vdekjeprurës’/ Media greke ‘kërcasin

GREQI– Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që bleu 24 dronë turq “Bayraktar TB2” por prodhimi dhe fuqizimi i Turqisë ka krijuar shqetësim në Athinë. Në konferencën për media me homologun e tij polak, presidenti turk Recep Tajip Erdogan theksoi se Turqia dhe Polonia po “ecin në mënyrë të vendosur” drejt arritjes së synimit të tyre; kapjen e objektivit të 10 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe. 

Po ku do t’i shesë dronës vrarës Polonia? Disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, Bjellorusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, me të cilat Turqia ka marrëdhënie të mira renditen si blerës potencialë. 

Droni i armatosur Bayraktar TB2 u zhvillua nga prodhuesi kryesor i dronit Baykar dhe aktualisht është në përdorim aktiv dhe operacione ushtarake në Turqi, Katar, Ukrainë dhe Azerbajxhan. Krijimi i dronit filloi në vitin 2007, dhe dy vjet më vonë ai bëri fluturimin e parë.

Në 2014, zhvilluesit i treguan ushtrisë turke versionin e tyre përfundimtar dhe në mars 2016 “TB2” u miratua zyrtarisht nga ushtria turke.  Tanimë krijesa mund të ngjitet në një lartësi prej më shumë se 7300 metra dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë, gjithashtu mund të kontrollohet nga qendra e kontrollit në një largësi deri në 150 kilometra. Droni ka shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash, gjatësi prej 6.5 metrash dhe është 12 metra i gjerë. Pesha maksimale e tij është 650 kg dhe mund të mbajë një ngarkesë prej 55 kg, ose ndryshe 4 raketa me lazer.

Marrë dhe përkthyer nga sofokleous10.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bayraktar tb2 droni bayraktar tb2 polonia bayraktar tb2 droni bayraktar tb2 polonia

Sondazh

Poll