Art&Argëtim

Eni Vasili pozon më të bardha në ditët e fundit të shtatëzanisë: Ne të treja…

25 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA
Eni Vasili pozon më të bardha në ditët e fundit të

TIRANË- Fotot ku moderatorja Eni Vasili u pa me bashkëshortin Armandin teksa po shihnin për rroba fëmijësh në një qendër tregtare në kryeqytet u shpërndan në rrjet në mars të këtij vitit dhe më pas ishte vet moderatorja që pohoi lajmin e shtatëzanisë.

Pas pesë vitesh bashkë, dyshja do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë me dy vajza binjake. Së fundmi, Eni ka realizuar edhe një set fotografik për ta pasur kujtim nga pritja e ëmbël.

Eni Vasili pozon më fustan të gjatë të bardhë, të ngushtë, që i tregon se sa shumë i është rritur barku duke na treguar që pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

“Ne të treja nuk mund të mos i kishim ne kujtesë polaroidi keto kohë nga shija dhe talenti i @armand.sallabanda.photographs. Grazie maestro”, ka shkruar Eni krahas fotos.

Eni ka menduar edhe për emrat e vogëlusheve të cilat i ka treguar gjatë një interviste. Vajzat do të quhen Sofi sipas emrit të gjyshes së Armandos, ndërsa Nikol është emri i babait të saj.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eni vasili dhe armando eni vasili dhe armando

Sondazh

Poll