Art&Argëtim

Gjon’s Tears tregon se kush nga këngëtaret shqiptare e frymëzoi për të marrë pjesë në Eurovizion

25 Maj 2021, 09:45 Nga DOSJA
Gjon’s Tears tregon se kush nga këngëtaret shqiptare e

ZVICËR– Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, i cili  i siguroi vendin e tretë Zvicrës në ‘Eurovizion 2021’ ka treguar ndikimin që ka patur një këngtare shqiptare në vendimin për të marrë pjesë në ‘Eurovizion’.

Ai arriti të grumbullote pikët maksimale nga juria profesioniste, por votat e publikut pëmbysën rezultatin. Në një intervistë për për festivalin, Gjoni ka treguar emrin e këngëtares që i shërbeu si frymëzim.

“Në 2012-n pashë Eurovision për hërë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës.

Aurela Gaçe e ka ndarë këtë pjesë me ndjekësit e saj dhe është shprehur shumë e lumtur që ajo ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.
“Auuu. E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marre nje vendim të bukur 
@gjon.s_tears  te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses
Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumeeee vite që më jep shumë dashuri , i rritur edhe ai në Zvicer, por i rritur me shume dashuri per vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe gjon's tears aurela gaçe gjon's tears

Sondazh

Poll