Art&Argëtim

Akuzohet se përdhunoi tre gra, aktori Danny Masterson mund të dënohet me mbi 40 vite burg!

25 Maj 2021, 06:37 Nga DOSJA
Akuzohet se përdhunoi tre gra, aktori Danny Masterson mund të

SHBA– Aktori Danny Masterson, i cili është akuzuar për përdhunim nga tre gra, rrezikon 45 vite burgim.

Mbi 45-vjeçarin Masterson rëndon akuza për përdhunimin e një gruaje, asokohe 23-vjeçare mes janarit dhe dhjetorit të 2001.

I njohur për rolin e tij tek “That 70s Show”, 45-vjeçari akuzohet për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një tjetër gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Çdo krim që pretendohet të ketë kryer aktori,  kanë ndodhur në shtëpinë e të pandehurit, tha Zëvendës Prokurori i Qarkut Reinhold Mueller i Divizionit të Krimeve Seksuale, i cili po ndjek çështjen.

Vendimi nga Charlaine F Olmedo, e gjykatës superiore në Los Angeles, erdhi në ditën e katërt të një seance paraprake, ku prokuroria paraqiti provat e saj.

 Nga ana e tij, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.  Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar, ndërsa gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme. Vendimi përfundimtar do të mërret më 7 qershor.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz danny masterson danny masterson

Sondazh

Poll