Art&Argëtim

VIDEO/ Këngëtarja serbe kopjon hitin shqiptar i cili është kthyer në HIMN në gëzimet familjare

24 Maj 2021, 18:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Këngëtarja serbe kopjon hitin shqiptar i cili është

SERBI– Siç është bërë ‘zakon’ vitet e fundit këngë në Ballkan tashmë kopjohen mes tyre, ku ndodh shpesh që një këngë shqiptare ta dëgjosh në disa versione të vendeve fqinje.

E kjo ka ndodhur së fundmi me këngën ‘Hajde luj qyqek’ e kënduar nga këngëtarët Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, e cila është kopjuar nga këngëtarja serbe, Tea Tairovic duke e sjellë në një version pak të përpunuar.

Kënga “Hajde Luj Qyqek” është realizuar dhe publikuar në vitin 2017 dhe ka më shumë se 35 milionë klikime në You Tube dhe mbetet një nga këngët më të preferuara në evenimente familjare. Ndërkohë, kënga në serbisht titullohet “Hajde” dhe ka siguruar mbi 1.1 milion klikime në You Tube.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz tea tairovic ylli demaj yllka kuqi tea tairovic ylli demaj yllka kuqi

Sondazh

Poll