Aktualitet

Me kanabis në shtëpi, arrestohet 19-vjeçari në Fier (Emri)

25 Maj 2021, 07:01 Nga DOSJA
Me kanabis në shtëpi, arrestohet 19-vjeçari në Fier (Emri)

FIER– Adis Caka, 19 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në banesën e 19-vjeçarit janë gjetur 2.1 kg kanabis. Droga është sekuestruar, ndërsa i riu është vënë në pranga.

Njoftimi i Plotë. Fier. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga poseduesi i saj. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adis Caka, 19 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adis caka arrestohet adis caka adis caka arrestohet adis caka

Sondazh

Poll