Politike

Berisha mund të kërkojë azil politik në Francë? Flet gazetari që intervistoi avokatin: Nëse i druhet një raprezalje në

24 Maj 2021, 21:06 Nga DOSJA
Berisha mund të kërkojë azil politik në Francë? Flet

TIRANË– Analisti Genc Burimi, i cili ka intervistuar avokatin që do të mbrojë Sali Berishën në Francë në gjyqin ndaj sekretarit të DASH, ka folur mbi mundësinë që ish-kryeministri të kërkojë azil.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, ai u shpreh se skenari është një hipotezë e tij që m und të përdoret nga mbrotja e Berishës. 

“Është një rast i veçantë. Janë dy shtetas të huaj që gjykohen në Francë. Po ashtu njëra palë është diplomat. Unë mendoj se avokati po studion strategjinë. Unë mendoj që do jetë vendim direkt, jo hetim. Kjo është e vetmja mënyrë. Nëse deklarata është bërë më 15 maj nga DASH, duhet që deri më 15 gusht hetimi të ketë përfundur. Nëse kërkohet gjykim i menjëhershëm, pa hetim, atëherë tejkalohen afatet. Avokati mund të shkojë deri aty deri sa të thotë se SHBA-të janë në konflikt interesi, pasi amerikanët në Shqipëri kanë financuar reformën në drejtësi. Është publike kjo. Dhe vendosja në listën e zezë implikon drejtësinë. Nëse Berisha i druhet ndonjë reprezalje në Shqipëri, avokati kërkon azil politik,”- tha Burimi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike genc burimi sali berisha shpallet non-grata genc burimi sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll