Art&Argëtim

Rita Ora befason me komentin për Kosovën: Është me keq se ç’e prisja, mirënjohëse që u rrita në Angli

22 Maj 2019, 10:35 Nga DOSJA
Rita Ora befason me komentin për Kosovën: Është me keq se

MBRETËRI E BASHKUAR– Prindërit e saj, Vera dhe Besnik i shpëtuan regjimit serb në Kosovë, në kohën kur Rita Ora ishte vetëm 1 vjeçe. Në periudhën që Slobodan Millosheviç po persekutonte të gjithë etninë shqiptare, familja e këngëtares së njohur emigroi në Britani, ku edhe jetojnë sot.

Në një intervistë për “The Sun”, Rita Ora ka folur për origjinën e saj shqiptare dhe për vizitën e saj të fundit në Kosovë.

“Unë shkova në vendin time me UNICEF sepse nuk kisha qenë në ato vende që vizitova dhe ishte më keq seç e prisja, kushtet shumë të vështira”,-është shprehur Rita Ora gjatë intervistës.

Ajo ka shtuar më tej që ndihej e bekuar që ishte rritur në Britani: “Ishte shumë emocionuese për të parë dhe për të kuptuar se sa e bekuar dhe mirënjohëse jam që isha në gjendje të vija në Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëja ëndrrat e mia realitet dhe ëndrrat e prindërve të mi”.

(R.L/Dosja.al)

 

                                                                                                       

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angli këngëtare kosova origjinë shqiptare rita ora angli këngëtare kosova origjinë shqiptare rita ora

Sondazh

Poll