Art&Argëtim

“A do të rikthehesh përsëri në Top Channel?”, Arbana Osmani jep përgjigjen e papritur dhe tregon planet në vazhdim

22 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
“A do të rikthehesh përsëri në Top Channel?”,

TIRANË– Lajmi i bujshëm për largimin e moderatores së njohur, që për vite ka qenë pjesë e një nga mediave më të fuqishme në vend “Top Channel” befasoi çdokënd. Fansat e saj të zjarrtë nuk mund ta besonin dot, dhe pyetja që hasje në postimin e saj të funditm ishte: A do të rikthehesh prapë?!

Moderatorja është ndjerë e përkëdhelur nga ky interes i ndjekësve të saj dhe sigurisht ka kthyer edhe përgjigje.

“Patjetër”, -ka qenë përgjigja e moderatores, Arbana Osmani duke na lënë të nënkuptojmë që nga televizioni nuk do të largohet kurrë.

“Ku do të ikësh?”,-e ka pyetur një ndjekëse tjetër.     

 “Me pushime”,- ka qenë përgjigja e moderatores.

Që do të bëjë pushime pas një periudhe të lodhshme, këtë e kuptuam, por nëse do rikthehet në Top Channel apo në një television tjetër, mbetet e paqartë!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani largimi nga top channel rikthim arbana osmani largimi nga top channel rikthim

Sondazh

Poll