Tragjedia e teleferikut në Itali! 14 viktima, 5 familje u shuan, 5-vjeçari mbijeton, mjekët: E mbrojti përqafimi i babait!
24 Maj 2021, 14:52Nga DOSJA
ITALI– Vetëm një 5-vjeçar ka shpëtuar nga tragjedia që ndodhi mesditën e djeshme në teleferikun Stresa-Mottarone, ku humbën jetën 14 persona. Në bordin e teleferikut ishin 15 pasagjerë, ose ndryshe 5 familje të ndryshme. Rreth orës 13:00, vetëm 100 metra nga shtylla e fundit një banor i zonës sheh njerëz që hidhen nga teleferiku, e më pas u ndoqën nga vetë mjeti i transportit.
Menjëherë në zonë, me helikopterë, erdhi ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët mundën që të nxirrnin gjallë nga rrënojat vetëm 2 të mitur, 5 dhe 9 vjeç. Fatkeqësisht i fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa 5-vjeçari Eitan u shpëtua nga përqafimi i fundit që i kishte dhënë i ati, duke e mbrojtur me trupin e tij.
Eitan u operua mbrëmë në Torino pasi ka fraktura të rënda në trup dhe është intubuar, ndërsa mjekët po planifikojnë që të kryejnë një MRI për të vlerësuar gjendjen e trurit.
Ndërkohë paralelisht kanë nisur hetimet për të zbardhur se çfarë e shkaktoi tragjedinë e teleferikut. Prokurorja e Verbanias, Olimpia Bossi tha se sipas logjikës, nëse kabulli do të thyhej duhet të funksionin frenat e emergjencës, gjë që nuk ka ndodhur.
“Ekspertët do të duhet të vendosin.Do të kemi nevojë për inxhinierë mekanikë dhe ne po vlerësojmë nëse kemi nevojë edhe për ekspertë metalurgjikë për të na zbardhur arsyen e tragjedisë,“-tha ajo.
Deri më tani është mësuar se viktimat janë pjesëtarë të 5 familjeve, shumica me origjinë nga Izraeli por edhe vendas. Ata janë identifikuar si: Biran Amit (1991); Biran Tom (2019); Cohen Konisky Barbara (1950); Shahisavandi Mohammadreza (1998); Cosentino Serena (1994); Malnati Silvia (1994); Merlo Alessandro (1992); Zorloni Vittorio (1966); Gasparro Angelo Vito (1976) dhe Pistola Roberta.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Ekziston edhe katastrofa e qëllimshme midis krimeve të hipotezuara nga prokurori Verbania i cili heton tragjedinë e rënies së teleferikut në Mottarone.Hi...
ITALI– Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e tragjedisë me teleferikun në Stresa-Mottarone. Mediat italiane kanë raportuar se dyshimi kryesor është mosfunksion...
ITALI– Eitan, fëmija i vetëm 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë së teleferikut në Stresa Mottarone ka shpëtuar nga përqafimi i fundit që i ka dhënë i ati....
BJELLORUSI- Pasagjerët në bordin e një fluturimi Ryanair që u devijua papritmas kur filloi zbritjen në Vilnius, Lituani, e kanë përshkruar panikun e tyre ndërsa...
SINGAPORË- Singapori përkohësisht ka miratuar testin e alkoolizmit COVID-19 për 60 sekonda. Reuters shkruan se testi i frymëmarrjes do të tregojë nëse diku...
KOSOVË- Kosova i ka dhënë leje Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, që të qendojë në Kosovë. Ai akutalisht është du...
ITALI– Ata sapo ishin kthyer në Itali dhe vdiqën gjatë tragjedisë së ditës së djeshme ku një kabinë teleferiku u rrëzua pranë liqenit Maggiore.Sipas Il Giornali...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 14 të tjerë. ...
GREQI– Disa ditë pas zjarrit katastrofik në Korinth i cili dogji mijëra hektarë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi, tashmë është vënë në diskutim menaxhimi i ...