Aktualitet

Prapaskenat, pse erdhi Frontex në Shqipëri, agjencia botërore e lajmeve: Që të rriten shanset për në BE

22 Maj 2019, 07:48 Nga DOSJA
Prapaskenat, pse erdhi Frontex në Shqipëri, agjencia botërore e

Tiranë- Një ditë më parë në Shqipëri erdhën 50 oficerë të operacionit FRONTEX, i cili parashiko  ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Për këtë operacion Reuters shkruan  thekson ndër të tjera se “Shqipëria është e gatshme të lejojë vendet anëtare të BE të shohin se është serioze në luftën kundër krimit në mënyrë që të rritë shanset e saj për të filluar bisedimet e pranimit me BE.”

Shkrimi i plotë:

Agjencia kufitare Frontex e Bashkimit Evropian u vendos të martën për herë të parë jashtë BE, duke u vendosur në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit. Mbikëqyrur nga një udhëheqës i ekipit shqiptar, oficerët e Frontex-it janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, kontrollojnë ato dhe mbledhin informacion, dhe gjithashtu luftojnë trafikimin e njerëzve dhe drogës dhe vjedhjen e makinave.

“Ne e dimë se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike dhe ne duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të parregullta do të rriteshin gjatë verës së këtij viti,” tha drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri për Reuters.

Shqipëria është e gatshme të lejojë vendet anëtare të BE të shohin se është serioze në luftën kundër krimit në mënyrë që të rritë shanset e saj për të filluar bisedimet e pranimit me BE.

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor ishte e qëndrueshme, me nivele të ulëta të ardhjesh.

Burimi: Reuters

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 50-efektivë të frontex frontex shqipëri reuters shkrim për frontex 50-efektivë të frontex frontex shqipëri reuters shkrim për frontex

Sondazh

Poll