Bota

Detaje të reja mbi prejardhjen e koronavirus, 3 studiues në Kinë kishin simptoma që në nëntor të 2019

24 Maj 2021, 12:36 Nga DOSJA
Detaje të reja mbi prejardhjen e koronavirus, 3 studiues në Kinë

UASHNGTON-Të dhëna të reja janë zbuluar në lidhje me prejardhjen e koronavirusit pasi tre studiues në Institutin e Virologjisë së Wuhan (WIV) në Kinë kërkuan ndihmë mjekësore në një spital në nëntor të vitit 2019 pasi kishin simptoma të ngjashme me Covid-19, disa muaj para se autoritetet kineze të zbulonin shpërthimin e koronavirusit.

Sipas WSJ, raporti i cili tregon detaje të reja mbi numrin e punonjësve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në periudhën kur u sëmurën dhe vizitat e tyre në spital, mund t’u japë më shumë peshë thirrjeve për një hetim më të gjerë nëse SARS-CoV-2 mund të ketë origjinën nga një laborator.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë të SHBA-së nuk dha asnjë koment në lidhje me artikullin, por shtoi se qeveria e Presidentit të SHBA Joe Biden “ka disa pyetje serioze në lidhje me ditët e para të shpërthimit të pandemisë covid-19, duke përfshirë origjinën e tij”.

Sipas të dhënave, Uashingtoni ka punuar me OBSH-në dhe vendet e tjera anëtare për hetimin e pandemisë Covid-19 “pa ndërhyrje” dhe “pa politizim”

Zyrtarët aktualë dhe personalitete të tjerë të njohur shprehën pikëpamje të ndryshme mbi vlefshmërinë e të dhënave të paraqitura në raport, madje një person foli në kushte anonimiteti duke thënë se kishte nevojë për “hetime dhe konfirmime të mëtejshme “.

Në mars, vendet e tjera shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me raportin e OBSH-së mbi origjinën e covid-19 dhe bënë thirrje për kërkime të mëtejshme dhe qasje në të gjitha informacionet mbi fazat e hershme të epidemisë

Të dielën, Ministria e Jashtme kineze tha se ekipi i OBSH-së që vizitoi vendin, si dhe Instituti i Virologjisë në Ëuhan arritën në përfundimin se ishte e pamundur që origjina e koronavirusit të ishte nga një laborator.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të promovojnë teorinë se koronavirusi ka dalë nga një laborator,” tha ministria kineze kur u pyet në lidhje mbi artikullin e WSJ.

Qeveria e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hedhur dyshimet se koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez, diçka që Pekini e ka mohuar vazhdimisht.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota prejardhja e covid 19 raporti i wsj prejardhja e covid 19 raporti i wsj

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 12:06

Samiti i BE – në darkë me Rusinë!

Sapo armëpushimi midis Izraelit dhe udhëheqjes palestineze uli presionin ndaj politikës së jashtme në BE, një rast tjetër ngriti prapë tensionet. Qeveria e Luka...