Bota

U përpoq të merrte celularin që i hodhi brenda statujës, disa ditë pas zhdukjes kufoma e 39-vjeçarit gjendet brenda trupit

24 Maj 2021, 12:08 Nga DOSJA
U përpoq të merrte celularin që i hodhi brenda statujës,

SPANJË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku kufoma e një 39-vjeçari është gjendur Brenda statujës së dinosaurit.

Sipas mediave një burrë dhe djali i tij vunë re një erë që vinte nga figura ‘Papier Mâché’ në Santa Coloma de Gramenet, në periferi të Barcelonës. Burri më pas pa kufomën përmes një çarjeje në këmbën e zbrazët të statujës së dinosaurit.

Policia tha se burri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij dhe nuk dyshonte për ndonjë lojë të keqe. Tre skuadra të zjarrfikësve u thirrën në vendin e ngjarjes pasi trupi u zbulua, dhe zjarrfikësit prenë këmbën e dinosaurit për ta marrë atë.

Burri i cili nuk është identifikuar ishte përpjekur të merrte një telefon celular që e kishte hedhur brenda statujës.  Mirëpo ai pastaj ra brenda figurës dekorative dhe mbeti i bllokuar me kokë poshtë, në pamundësi për të thirrur për ndihmë.

Policia nuk ka konfirmuar se si burri përfundoi brenda dinosaurit dhe po pret rezultatet e autopsisë së tij për të zbuluar se si vdiq. Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku kishte qënë përdorur për të reklamuar një kinema të vjetër.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kufoma ne statijen e dinosautit spanje statuja e dinosaurit spanje kufoma ne statijen e dinosautit spanje statuja e dinosaurit spanje

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 12:06

Samiti i BE – në darkë me Rusinë!

Sapo armëpushimi midis Izraelit dhe udhëheqjes palestineze uli presionin ndaj politikës së jashtme në BE, një rast tjetër ngriti prapë tensionet. Qeveria e Luka...