Bota

Keni para për të sjellë në Shqipëri? Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Nga 30 qershori 2021…

24 Maj 2021, 10:17 Nga DOSJA
Keni para për të sjellë në Shqipëri? Tatimet japin

TIRANË- Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë para nga puna e tyre jashtë vendit, duhet ti deklarojnë ato brenda datës 30 qershor 2021. Drejtoria e Tatimeve në një njoftim për mediat, bënë me dije se deklarimi shmang penalitetet, ndërsa sqaron se administratat tatimore të vendeve të tjera do të bëjnë përputhjen e të dhënave.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të individëve rezidentë shqiptarë, të cilët kanë realizuar të ardhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave DIVA-2020, se këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021.

Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi. Në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij. Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora para nga jashte shqiperie para nga jashte shqiperie

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 09:40

ANGLI- Aktivistja e “Liveblackmatters” (Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi), Sasha Johnson është sulmuar ditën e djeshme në Londër duke u qelluar me një p...

Bota 24 Maj 2021, 08:49

BRITANI–Më shumë se 1 milion paund, thesare historike janë vjedhur nga Kështjella Arundel, ditë pasi ajo u rihap për publikun.Sipas BBC, një tufë rruazash ari, ...