Bota

Takimi i Kurtit me liderët e partive opozitare pritet të mbahet në dy ditë të ndryshme, me Haradinajn do të takohet nesër

24 Maj 2021, 11:35 Nga DOSJA
Takimi i Kurtit me liderët e partive opozitare pritet të mbahet

KOSOVË- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderve të partive opozitare do të mbahet në ditë të ndryshme. Ditën e martë, Kurti do të takohet me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn.

Ndërsa ditën e mërkurë në orën 11:00 do të takohet me Kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, ndërkohë që Kreu i PDK-së Enver Hoxhaj e ka refuzuar ftesën e Kurtit.  

“Takimi do të mbahet, të mërkurën (26 maj) duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Në takim pritet që të diskutohet çështje me rëndësi për Kosovën, ku një ndër to do të jetë edhe procesi i dialogur me Serbinë. Ftesat për takimin i ka bërë të ditura vetë Kurti me anë të një postimi në Facebook të një javë me parë. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti enver hoxhaj kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku ramush haradinaj albin kurti enver hoxhaj kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 09:40

ANGLI- Aktivistja e “Liveblackmatters” (Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi), Sasha Johnson është sulmuar ditën e djeshme në Londër duke u qelluar me një p...