Art&Argëtim

“Me vdekjen e saj vdiq një pjesë e imja”/ Nuk i mban dot lotët, Gerta Heta rrëfen fatkeqësinë që i ndodhi gjatë shta

23 Maj 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Me vdekjen e saj vdiq një pjesë e imja”/ Nuk i mban dot

Pavarësisht angazhimeve të të dyve, përpiqen të gjejnë një ekuilibër për familjen dhe kohën e kushtuar asaj, disiplinën dhe traditat familjare, si ngrënia e vakteve së bashku.

Gerta Heta dhe Matko Djarmati kanë rrëfyer këtë të diel në rubrikën “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare” historinë e tyre të dashurisë. Ndërsa flasin për dy vajzat dhe si i kanë vendosur për emrat e tyre, Heta rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ardit Gjebrea: Po emrin vajzave kush jua ka vënë? Kush ia ka vënë Luna?

Gerta Heta: Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.

Ardit Gjebrea: Matea?

Gerta Heta: Për Matean ngaqë ishim në shtatzëni binjakësh do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit.

Ardit Gjebrea: Por ju vetëm Matean keni?

Gerta Heta: Po, ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plaqë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja.

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz gerta heta matko djarmati gerta heta matko djarmati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 11:37

HOLANDË-Pasi shkëlqeu në “Eurovision”duke u renditur i treti, Gjon Muharremaj është ndër emrat më të lakuar ditët e fundit, për vetë faktin se djaloshi ësh...

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 09:33

HOLANDË– Mbrëmjen e djeshme është mbyllur finalja e Eurovizionit, ku fituese u shpall Italia e përfaqësuar nga grupi Maneskin me këngën “Zitti e Buoni”.Por...

Art&Argëtim 23 Maj 2021, 06:54

TIRANË– Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Ne dolëm në vendin e 21-të...