Aktualitet

I dënuar me 15 vite burg për trafik kokaine, kapet në Berat 44-vjeçari me 3 emra

22 Maj 2019, 07:17 Nga DOSJA
I dënuar me 15 vite burg për trafik kokaine, kapet në Berat

BERAT- Policia Shqiptare në bashkëpunim me Interpol kanë vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ishte I denaur me 15 vite burg në Itali. Sipas një njoftimi nga Policia në I arrestuar ka mbetur Gazmir Polovina, që njihej dhe me emrat Gazmend Polovina si dhe Julian Bebri.

Ai ishte dënuar në vitin 2013 me 15 vite burgim nga Gjykata e Milanos, për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve të forta narkotike si heroinë dhe kokainë.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës“, shton më tej Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend polovina gazmir polovina julian bebri policia berat gazmend polovina gazmir polovina julian bebri policia berat

Sondazh

Poll