Politike

Përjashtimi i kandidatëve nga gara për kreun e PD, Edith Harxhi: Akt i papranueshëm!

23 Maj 2021, 18:37 Nga DOSJA
Përjashtimi i kandidatëve nga gara për kreun e PD, Edith Harxhi:

TIRANË– Kandidatja, tashmë e zyrtarizuar për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar ashpër për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit. Me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan se përjashtimni i tij është i pajustifikueshëm dhe i rëndë.

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual,”-shkruan kandidatja.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në PD, NESËR fillon fushata! Kryesia miraton 4 kandidatatët, në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, s’plotësuan kriteret

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd edith harxhi gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll