Politike

U kualifikua si kandidat për kryetar të PD, Kadilli: Basha është i sfiduar nga unë, s’kemi pse ti fshehim të vërtet

23 Maj 2021, 19:29 Nga DOSJA
U kualifikua si kandidat për kryetar të PD, Kadilli: Basha

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli këmbëngul të ketë një debat publik me Lulzim Bashën. Në një fjalë të shkurtër për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka bërë me dije detaje nga diskutimet. Ndër të tjera ai ka shtuar se debati publik do zbardhë të vërteta për demokratët. 

“Ishte mbledhje me diskutime dhe debate. U përqëndrua tek kërkesat që unë paraqita. Nga 5, u miratua vetëm e para. 4 pikat e tjera nuk hapën as debat. Anëtarësia të na dëgjojë në një debat të hapur. Do ishte lehtësi dhe balancë mes forcave. Nuk u pranua. Unë do vazhdoj të këmbëngul. Basha është i sfiduar nga unë personalisht për një debat publik. Nëse do të kishim një debat do të kishim një kryetar që të ngrinte sot opozitën e re. Do ta paraqisim veten që sot, jo në 2024. Nuk ka një gjë që shqetëson PD dhe nuk shqetëson qytetarët. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në PD, NESËR fillon fushata! Kryesia miraton 4 kandidatatët, në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, s’plotësuan kriteret

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd fatbardh kadilli gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll