Bota

E analizuar pikë për pikë, çfarë përmban marrëveshja e re për Brexit e Theresa May-it

21 Maj 2019, 20:41 Nga DOSJA
E analizuar pikë për pikë, çfarë përmban

BRITANI E MADHE– Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May i ka ofruar deputetëve një marrëveshje me 10 pika për të rishikuar edhe njëherë propozimin e saj.

Ditën e sotme, May ka kërkuar mundësinë për një tjetër referendum, për të marrë kështu një vendim për “Brexit.”

Marrëveshja 

1. Marrëveshje alternative

Çfarë është? Një premtim për të kërkuar një mënyrë tjetër për të zgjidhur edhe kërkesën për referendum për ndarjen e Irandës së Veriut.

Kush do ta pëlqente? Ajo synon “Tory Brexiters” dhe “Partinë e Unionit Demokrat”, por premtimi nuk është diçka e re dhe shumë i lodhshëm për të qënë me vlerë.

2. Mbajtja e Irlandës së Veriut të bashkuar

Çfarë është? Një premtim se nëse Britania nuk del nga BE, Irlanda nuk do të kërkojë një referendum për të dalë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kush do ta pëlqente? Shihni pikën një. Kjo synon të njëjtët njerëz.

3. Miratimi nga deputetët

Çfarë është? Do të thotë negociatat dhe traktatet përfundimtare duhet të miratohen nga deputetët.

Kush do ta pëlqente? Në teori, një gamë e gjerë deputetësh do të inkurajohen nga kjo garanci për rolin e tyre. Në realitet, kjo gjë bën shumë pak ndryshim.

4. Të drejtat e punëtorëve

Çfarë është? Një projektligj i ri i premtuar që garanton se të drejtat e punëtorëve në Britani të Madhe nuk do të mbeten prapa atyre në BE.

Kush do ta pëlqente? Deputetët që mbështesin të drejtat e punëtorëve pasi është premtuar disa here.

5. Mbrojtja e mjedisit

Çfarë është ajo? Ngjashëm me pikën e mësipërme, një garanci se standardet nuk do të ulen nën ato të BE-së, me një vëzhgues të ri të pavarur për ta monitoruar këtë gjë.

Kush do ta pëlqente? Kryesisht deputetët me “mendje të gjelbërt” edhe pse përsëri, përveç mbikëqyrësit të premtuar, kjo nuk është asgjë e re.

6. Tregtia pa frikë

Çfarë është? Një premtim për të kërkuar një tregëti sa më të lirë, ashtu siç edhe ndodh në BE.

Kush do ta pëlqente? Kjo është në thelb një ripërtëritje e qartë e premtimeve të May-it, prandaj është e vështirë se do të impresiojë ndokënd.

7. Marrjen e produkteve pa vonesa në dogana

Çfarë është? Një premtim që përputhet me rregullat e BE-së për mallrat dhe produktet e agrobiznesit të cilat mund të përballen me kontrolle kufitare, duke shmangur kështu vonesat e tepërta për bizneset.

Kush do ta pëlqente? Ashtu si me gjashtë pikat e mësipërme, askush nuk do ta kundërshtonte.

8. “Kompromis doganor”

Çfarë është? Deputetët do të lejohen të vendosin për doganat pas Brexit, por nga një zgjedhje e një bashkimi doganor të përkohshëm.

Kush do ta pëlqente? Potencialisht, askush. Disa “Tories” do të pëlqejnë perspektivën e një bashkimi të përkohshëm doganor; por Laburistët duan një të përhershëm, e cila nuk është në marrëveshje.

9. Referendumi i dytë

Çfarë është? Një garanci nëse marrëveshja përfundimtare duhet të jetë subjekt i një referendumi konfirmues.

Kush do ta pëlqente? Ndoshta jo shumë njerëz. Kundërshtarët e një referendumi të dytë nuk do ta pëlqejnë por do ta mbështesin idenë për një garanci të dytë.

10. Ndryshime në deklaratat politike

Çfarë është? Një “detyrë ligjore” për të siguruar ndryshimet e nevojshme në deklaratat politike të shtuara në marrëveshjet me BE-në për të pasqyruar ndryshimet.

Kush do ta pëlqente? Të gjithë! Duket si një gjë krejtësisht e nevojshme për t’u bërë.

Marrë nga The Guardian

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit marreveshja per brexit theresa may brexit marreveshja per brexit theresa may

Sondazh

Poll