Politike

Zgjedhjet e 13 qershorit/ Do përballen me Bashën, kërkesat që i kanë parashtruar Kryesisë kandidatët

23 Maj 2021, 18:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Do përballen me Bashën, kërkesat

TIRANË– Zbardhen disa nga kërkesat e kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Harxhi ka kërkuar hartimin e një axhende për takime të përbashkëta mes kandidatëve me anëtarësinë, ndërsa Kadilli do ngrirjen e administratës aktuale të PD.

Kërkesat e paraqitura:

FATBARDH KADILLI – Paraqitur publikisht më datë 23.05.2021

I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon:

Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,
Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;
Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;
Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;
Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

EDITH HARXHI – Paraqitur publikisht me datë 21.05.2021

Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së. Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit. Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në PD, NESËR fillon fushata! Kryesia miraton 4 kandidatatët, në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, s’plotësuan kriteret

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith hardhi fatbardh kadilli gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd edith hardhi fatbardh kadilli gara per kreun e pd partia demokratike zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll