Aktualitet

Aksion në det! Delta shqiptare pikas gomonen, kapen mbi 500 kg hashash në Karaburun, përfshihet edhe Guardia di Financa

23 Maj 2021, 16:56 Nga DOSJA
Aksion në det! Delta shqiptare pikas gomonen, kapen mbi 500 kg hashash

VLORË– Një gomone me mbi 500 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis është kapur pasditen e sotme në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit.

Mësohet se mjeti lundrues është pikasur nga Delta Forcë në Radhimë, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të gomones. Në aksion mësohet se është përfshirë edhe Guardia di Finacia italiane, mjetet e të cilës janë ankoruar në bregun shqiptar.

Gjithë çfarë është bërë me dije është se gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, por nuk dihet nëse ka persona të arrestuar. Pritet që Policia e Shtetit të japë një version zyrtar lidhur me kapjen e sasisë së drogës.

Po ashtu nuk dihet nëse ka pasur persona të prangosur gjatë operacionit. Dëshmia e tyre pritet që të zbardhë edhe destiacionin e drogës, prodhuresit dhe “porositësit” e saj përtej detit Jon. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gomonia me hashash ne karaburun vlore gomonia me hashash ne karaburun vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2021, 14:30

TIRANË– Një marshim është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë, pas publikimit të lajmit se një 15-vjeçare ishte dhunuar prej muajsh nga 5 per...